Osmani pritet nga kryeministri hungarez, Viktor Orban

Prishtinë | 07 Nën 2024 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e shtetit Vjosa Osmani është pritur nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban. Këtë e ka bërë të ditur vetë shefja e shtetit e cila ka publikuar fotografi nga shtrëngimi i duarve me kryeqeveritarin hungarez duke e falënderuar atë për mikpritjen.

“Faleminderit kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orbán për mikpritjen në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest”, shkruar.

Presidentja po qëndron në Hungari në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.EO

Të ngjashme