Osmani priti në takim drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 21:55 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani priti në takim drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perendimor, Linda van Gelder, si dhe, menaxherin e zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci.

Duke e uruar Presidenten Osmani për marrjen e detyrës, Van Gelder theksoi përkushtimin e Bankës Botërore për të punuar ngushtë me institucionet e reja dhe për të mbështetur projektet e planifikuara zhvillimore, njofton Klankosova.tv.

Presidentja Osmani i falënderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për punën e bërë ndër vite, duke theksuar që ka qenë vet dëshmitare e impaktit pozitiv të projekteve të bankës në jetët e qytetarëve.

Ajo theksoi që gjatë mandatit të saj, zhvillim i qëndrueshëm do të ketë vëmendje të veçantë, duke spikatur nevojën për bashkëpunim dhe invesitm ne sektorin e shëndetësisë dhe ringritjen pas pandemisë, tranzicionin energjetik dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe në fushën e sundimit të ligjit.

Duke folur për bashkëpunimin në të ardhmën, palët u dakorduan për të vendosur vëmendje të veçantë tek edukimi i hershëm, gjersa diskutuan edhe për rëndësinë e angazhimit për fuqizimin e grave dhe aktivizimit të tyre në tregun e punës.

Të ngjashme