U.d Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu
Në takim u diskutua lidhur me zhvillimet e fundit aktuale politike në vend dhe e falënderoi ambasadorin Braathu si përfaqësues të shtetit norvegjez dhe si ambasador i OSBE-së.
Ajo theksoi rolin e rëndësishëm të OSBE-së në mbështetjen e KQZ-së dhe institucioneve të tjera në vend.
“Misioni i OSBE-së është shumë i rëndësishëm për procesin e demokratizimit”, ka thënë u.d. Presidentja Osmani.
Sipas zonjës Osmani cilësia e procesit zgjedhor luan rol në avancimin e demokracisë në vend.
Ndërkaq ambasadori Braathu ka falënderuar u.d. Presidenten Osmani për pritjen dhe ka premtuar vazhdimin e mbështetjes së OSBE-së për institucionet e Kosovës.