Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo, raporton Ekonomia Online.
Takimi ishte i mbyllur për medie, kurse vizita u zhvillua me ftesë zyrtare të Presidentes.
Ministri i Tanzanisë do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë si dhe do të jetë pjesëmarrës i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nën udhëheqjen e Presidentes Osmani.




