U.d. e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes, Anton Qunin.
Në takim u diskutua gjendja aktuale në sferën e sigurisë dhe menaxhimit të pandemisë Covid-19.
U.d. Presidentja Osmani ofroi mbështetjen e saj në avancimin e rolit të FSK-së në përputhje me legjislacionin në fuqi si dhe thellimin e bashkëpunimit me partnerin strategjik- NATO-n.