Osmani publikon fotografi nga Katari: Fuqizim, lidhje dhe mundësi për sektorin e ICT-së nga vendi ynë

Prishtinë | 27 Shk 2024 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është duke qëndruar aktualisht në Doha të Katarit.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se së bashku me të rinjtë nga Kosova janë duke mundësuar lidhje për ICT-në.
Postimi:

Fuqizim, lidhje dhe mundësi të pafundme për sektorin e ICT-së nga vendi ynë, në WEB SUMMIT në Doha, Katar. 🇶🇦

Jemi bashkë me kompanitë e ICT-së dhe të rinjtë nga Kosova të cilët i kemi ftuar të jenë pjesë e delegacionit tonë për herë të dytë në këta tre muaj.

Të ngjashme