Vjosa Osmani është nominuar sot nga LDK-ja si kandidate për kryeministre. Ajo ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, me ç#rast ka paralajmëruar se nëse zgjidhet në krye të Qeverisë, dialogun më nuk do ta udhëheqë Hashim Thaçi.
“Presidenti Hashim Thaçi nuk do ta udhëheq dialogun mes Kosovës dhe Serbinë. Unë nuk do ta lejoj këtë që të ndodhë. Ramush Haradinaj e ka bërë gabimin më të madh në qeverisjen e tij. Ai është dashur të merret me dialogun dhe jo të lihet në dorën e Thaçit”, deklaroi Osmani në T7.
Osmani ka thënë se Thaçi ka bërë shkelje kushtetuese pasi ka udhëhequr dialogun.
“Ai duhet të shkojë në shtëpi dhe kjo do të ndodh pasi në ta marrim qeverinë. Ne do të kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese interpretim për shkeljet që i ka bërë”, ka thënë Osmani.
“Thaçi në asnjë mënyrë nuk do të jetë në krye të dialogut”.