Osmani pyetet a do të jetë pjesë e garës zgjedhore pasi t’i përfundojë mandati: Mos ta paragjykoj situatën

Prishtinë | 31 Tet 2025 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani nuk e ka dhënë një përgjigje definitive nëse do të pjesë e garës zgjedhore pasi t’i përfundojë mandati i saj si presidente, raporton Ekonomia Online.

Ajo u shpreh se nuk e paragjykon situatën, por për një gjë tha se është e sigurt që do t’i shërbejë Kosovës dhe popullit të saj e do të qëndrojë në Kosovë.

“Ta shohim si do të procedojmë pas 5 nëntorit. Është vështirë të dihet a ka mandatar tjetër, a do t’i marrë votat mandatari tjetër. Mos të paragjykojë situatën. Unë një gjë e kam thënë të qartë se do t’iu shërbejë qytetarëve të Kosovës pavarësisht nga cili pozicion mund të iu shërbejë. Do të jem në Kosovë, do të vazhdoj të punojë për Kosovën. Besoj që akoma do të jap kontribut por atë vlerësim në fund të fundit e japin qytetarët. Ata nuk gabojnë”, tha Osmani pas takimit që pati me liderët e partive politike.

Të ngjashme