Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë.
Ajo ka publikuar edhe një fotografi me të, derisa ka thënë se raportet mes Kosovës dhe Portugalisë po shkojnë duke u forcuar.
“Nga takimi i djeshëm me ministrin e punëve të jashtme të Portugalisë. Raportet në mes dy shteteve tona po shkojnë duke u forcuar. 🇽🇰 🇵🇹”, ka shkruar Osmani.