Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një cicërime në llogarinë e saj në tëitter, ka ftuar të dëgjohet ministri i Jashtëm të Serbisë, duke kërcënuar serbët nëse tregojnë se ku janë varret e personave të pagjetur shqiptarë.
Gjithashtu, Osmani tha se aktualisht Serbia drejtohet nga mendje “gjenocidale”.
Osmani ka thënë dëgjojeni përsëri e përsëri, nëse dikush ende beson se liderët që e drejtojnë Serbinë kanë ndryshuar. Sipas saj, Serbia aktualisht ende drejtohet nga mendje “gjenocidale”
“Dëgjojeni ministrin e Jashtëm të Serbisë duke kërcënuar serbët të cilët po tregojnë vendet ku janë varrosur të pagjeturit shqiptar në Serbi. Dëgjojeni përsëri e përsëri, nëse besoni se liderët e Serbisë kanë ndryshuar. Fatkeqësisht, Serbia ende drejtohet nga mendje gjenocidale”, ka shkruar Osmani në Tëitter.
Më poshtë gjeni shkrimin e Osmanit dhe videon e Daçiqit.