Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen Kohler: Përjetësisht mirënjohës për mbështetjen e tij të palëkundur

Prishtinë | 01 Shk 2025 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-presidentit të Gjermanisë, Horst Kohler.

Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje për Kohler, gjatë mandatit të së cilit Gjermania njohu dhe mbështeti pavarësinë e Kosovës.

“Ngushëllimet tona më të thella popullit gjerman për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Horst Köhler. Gjatë mandatit të tij, Gjermania njohu dhe mbështeti pavarësinë e Kosovës – një moment historik për kombin tonë. Ne mbetemi përjetësisht mirënjohës për mbështetjen e tij të palëkundur. Mendimet tona janë me familjen e tij dhe popullin gjerman në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar Osmani në X.

Të ngjashme