Osmani shprehet mirënjohëse ndaj presidentit kroat

Prishtinë | 07 Tet 2024 | 17:04 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Mal të Zi për të marrë pjesë në takimin vjetor të krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Bërdo Brione.

Ajo është takuar me presidentin kroat Zoran Milanoviq.

Gjatë takimit me Milanoviqin Osmani është shprehur mirënjohëse për mbështetjen e tij për një Kosovë të fortë, të sigurt dhe të përkushtuar drejt së ardhmes euroatlantike.

Ndryshe sipas njoftimit të mëhershëm nga Presidenca, në sesionin kryesor të liderëve, presidentja Osmani do të flasë për përkushtimin e Kosovës për integrim të plotë në institucionet euroatlantike, për paqe dhe siguri të qëndrueshme, si dhe për bashkëpunim rajonal.

Të ngjashme