Vjosa Osmani, kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është duke qëndruar në Mitrovicë.
Nga atje ajo ka thënë se Mitrovica dhe Kosova është e qytetarëve dhe pikë.
“Nga këtu nis rrugëtimi për ndryshim – për ndryshimin historik”, ka thënë Osmani para bashkëvendësve të saj.
“Do ta kemi një detyrë: shtetin e kapur nga pushteti t’ua kthejmë qytetarëve. Në këtë rrugëtim mund të na ndal vetëm vdekja”.