Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, e ka komentuar punën e presidentes Vjosa Osmani për dy vjet prej kur është në krye të Presidencës së Kosovës.
Ajo, në Edicionin Special të Klan Kosovës, ka theksuar se Osmani nuk është se do të njijet për ndonjë gjë gjatë këtij mandati të saj.
“Meqë sot kemi dyvjetorin e zgjedhjes së Osmanit në krye të Presidencës së Kosovës nuk është shquar për ndonjë aktivitet për këto dy vite, përveç takimeve protokollare dhe deklaratave protokollare, është vështirë t’i gjendet ndonjë sukses i saj për gjatë këtij mandati dyvjeçar”.
“Përndryshe, ajo ka pasur parregullsi qysh në start dhe në formën se si është zgjedhur presidente në seancën maratonike në datën 3 dhe 4 prill, kur është dashur të kontrabandohen votat që jo të zgjidhet presidente”.
“Një detyrë që ajo e ka minimizuar aq shumë sa që e ka humbur edhe kuptimin e saj si e para e shtetit të Kosovës. Ajo ka vazhduar gjatë gjithë kohës që të targetojë apo të jetë një farë forme notere e qeverisë, i është bërë notere e Kurtit, nuk ka arritur as për së afërmi që ta përmbush misionin e saj, të cilin asaj ia garanton Kushtetua”, ka thënë Deliu-Kodra.