Osmani takohet me ambasadorin francez, theksojnë rëndësinë e funksionalizimit të institucioneve të Kosovës

Prishtinë | 15 Sht 2025 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Oliver Guerot. Në takim potencohet të jetë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks rëndësinë e funksionalizimit të të gjitha institucioneve të Kosovës. ”Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, rëndësia e funksionalizimit të plotë të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës në pajtim me Kushtetutën, si dhe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Veç kësaj, u diskutua edhe për Samitin e liderëve të Komunitetit Politike Evropian. “Në prag të Samitit të liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagë, Presidentja Osmani dhe ambasadori Guérot diskutuan për takimet që pritet të zhvillohen gjatë samitit, si dhe për koordinimin lidhur me një sërë çështjesh që do të trajtohen aty”, shkruhet në njoftim.

Më tej,  Osmani ritheksoi përkushtimin e saj për forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, me theks të veçantë në fushën e sigurisë.

Të ngjashme