Gjatë qëndrimit në Shkodër, Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar takim me gratë intelektuale shkodrane, raporton Ekonomia Online.
Presidentja ka vizituar Muzeun “Marubi”, si dhe Muzeun e Kujtesës, ku zhvillojë një takim të mbyllur me përfaqësuesit e komuniteteve fetare.
Vizita do të përmbyllet me pjesëmarrjen e Presidentes në darkën tradicionale “Sofra Shqiptare” dhe në Koncertin Festiv në sheshin pranë Bashkisë së Shkodrës, aktivitete të organizuara në kuadër të festimeve të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.

