Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Guvernatoren e Shtetit të Iowas, Kim Reynolds, raporton Ekonomia Online. Në takim kanë marrë pjesë edhe bashkëshortët e të dyja lidereve.
Pas takimit, Osmani dhe Reynolds do të nënshkruajnë marrëveshjen e marrëdhënies së shteteve simotra dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Ajo më pas do të pritet në takim nga kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.