Osmani takohet me homologen sllovene, të përkushtuara për vazhdimin e aleancës mes vendeve

Prishtinë | 10 Tet 2024 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Kroaci është takuar me homologen e saj sllovene, Natasha Pirc Musar.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani shprehet se Kosova dhe Sllovenia kanë qenë krah njëra-tjetrës për vite me radhë, të nxitura nga vlerat e përbashkëta.

“Në Dubrovnik, takova edhe Presidenten e shtetit tonë mik, Sllovenisë, Natasha Pirc Musar. Kosova dhe Sllovenia kanë qenë krah njëra-tjetrës për vite me radhë, të nxitura nga vlerat e përbashkëta. Me Presidenten Pirc-Musar folëm për përkushtimin tonë të ndërsjellë që këtë aleancë të vazhdojmë ta forcojmë dhe avancojmë tutje”, shkruan e para e vendit.

Të ngjashme