Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kongresistin republikan Tim Burchett, duke thënë se në qendër të bisedës ishte “rëndësia e thellimit të bashkëpunimin ekonomik si një nga prioritetet kryesore për të avancuar marrëdhëniet”.
Osmani ka shtuar se me Burchett kanë rënë dakord që investimet dhe krijimi i lidhjeve ekonomike të qëndrueshme janë rruga e duhur përpara.
“Në qendër të bisedës sonë me Kongresistin republikan Tim Burchett ishte rëndësia e thellimit të bashkëpunimit ekonomik si një nga prioritetet kryesore për të avancuar marrëdhëniet tona. U dakorduam se investimet dhe krijimi i lidhjeve ekonomike të qëndrueshme janë rruga e duhur përpara, jo vetëm për të ndihmuar zhvillimin e Kosovës, por edhe për të forcuar miqësinë dhe partneritetin afatgjatë midis dy vendeve.”