Osmani takohet me kryeministrin bullgar, flasin për aspiratat e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Prishtinë | 10 Kor 2024 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe mbështetja e Bullgarisë, kanë qenë temat e diskutuara në takimin që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pasur me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C.

Siç ka bërë të ditur Presidenca e Kosovës në një komunikatë për media, në këtë takim Osmani ka theksuar se Bullgaria është mbështetëse e palëkundur e Kosovës në përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“Në këtë kontekst u diskutua edhe për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe mbështetjen e vazhdueshme nga partnerët tanë bullgarë”, thuhet në njoftim të Presidencës.

Sipas Osmanit, ndërmjet të dy shteteve ekziston një partneritet i fortë dhe angazhim i përbashkët për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

E para e shtetit po merr pjesë në Samitin e NATO-s ku këtë vit festohet 75-vjetori i themelimit të aleancës më të madhe ushtarake.

Të ngjashme