Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Sipas saj, ajo ka theksuar nevojën e përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe nevojën për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, njofton Klan Kosova.
“Takim përmbajtjesor mbi zhvillimet e fundit me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.
“Theksova nevojën e përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe nevojën për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës”.
“Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë me Greqinë”.