Osmani takohet me kryeministrin e Katarit, diskutuan për forcimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve

Prishtinë | 11 Dhj 2023 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se në Doha të Katarit ka takuar kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të këtij vendi, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani.

Osmani tha se me kryeministrin e Katarit kanë pasur një diskutim të mirë për marrëdhëniet në mes të dy shteteve dhe siç tha ajo edhe për përpjekjet tona të përbashkëta për të forcuar bashkëpunimin në një sërë fushash.

“Shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Katarit për vendin tone”, ka thënë Osmani.

Të ngjashme