Osmani takohet me Moza bint Nasser, diskutuan për rritjen e bashkëpunimit në arsim, kulturë dhe zhvillim shoqëror

Prishtinë | 30 Tet 2024 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar në Doha të Katarit, Lartësinë e Saj, Sheikha Moza bint Nasser, raporton Ekonomia Online.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se kanë diskutuar mundësitë për bashkëpunim në projekte konkrete që adresojnë çështje sociale.

“Një takim i përzemërt në Doha me Lartmadhërinë e Saj, Sheikha Moza bint Nasser, e njohur për lidershipin e saj vizionar në drejtimin e iniciativave transformuese në arsim, kulturë dhe zhvillim shoqëror. Në këtë frymë, diskutuam mundësitë për bashkëpunim në projekte konkrete që adresojnë çështje sociale, me synimin për të arritur përparim dhe zhvillim të qëndrueshëm”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme