Osmani takohet me Ndihmëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, diskutojnë për paqen e sigurinë në Kosovë

| 05 Dhj 2024 | 16:08 | Nga

Presidentja Vjosa Osmani në NATO është takuar me Ndihmëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Tom Goffus, në selinë qendrore të NATO-s me të cilin foli për paqen e sigurinë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

“Sot në NATO, në diskutime me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Tom Goffus, për punën dhe angazhimet tona të përbashkëta për paqe e siguri në Kosovë”, ka shkruar Osmani.

Gjatë qëndrimit të saj në Bruksel, Osmani është takuar edhe me presidentin e ri të Këshillit Europian, Antonio Costa, si dhe me presidenten e PE-së, Roberta Metsola.

Të ngjashme