Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh Kryetare e Kuvendit, ka pritur në takim presidenten e Këshillit Kombëtar Zviceran, Isabelle Moret, raporton Ekonomia Online.
Osmani dhe Moret pas takimit do të mbajnë konferencë për medie.
Delegacioni nga Zvicra është pritur fillimisht nga nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci.
Kurse do të ketë takim edhe me Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë.