Osmani takohet me Rutte: Në të mirën e popullit të Kosovës dhe të ardhmes euroatlantike të saj

Prishtinë | 17 Qer 2024 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

Presidentja, Vjosa Osmani është takuar të hënën me kryeministrin holandez, Mark Rutte, në margjinat e Samitit për Ukrainën, raporton Ekonomia Online.

Me disa imazhe të publikuara nga takimi, Osmani ka shkruar në Facebook, se ka pas diskutime të frytshme me Rutte.

“Diskutime gjithnjë përmbajtjesore me kryeministrin holandez, Mark Rutte, në të mirën e popullit të Kosovës dhe të ardhmes euroatlantike të saj”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme