U.d. Presidentja Osmani priti në takim shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë Lars-Gunnar Wigemark.
Në takim Osmani bisedoi për zhvillimet e fundit në vend dhe bashkëpunimin mes institucioneve të vendit dhe EULEX-it.
U.d. presidentja Osmani e njoftoi Lars Gunnar Wigemark mbi hapat që institucionet e vendit synojnë t`i ndërmarrin në rritjen e efikasitetit në institucionet e drejtësisë. Ajo, në veçanti përmendi procesin e vetingut së një ndër shtyllat kryesore për të cilën do të punojnë institucionet e ardhshme të Kosovës.