Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me zëvendës presidenten e ShBA-së, Kamila Harris, raporton Ekonomia Online.
Në faqen e saj zyrtare, Osmani, ka ndarë një fotografi dhe ka shkruar se i ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin dhe miqësinë.
“Me Zëvendës Presidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris. I përcolla mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë tonë të përjetshme”, ka shkruar presidentja e Kosovës.