Osmani takohet në Gjermani me ministrin e Jashtëm të Shën Kitts dhe Nevis

Prishtinë | 01 Tet 2024 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Gjermani është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Shën Kitts, Denzil Douglas.

Osmani ka shprehur mirënjohjen që shteti i Shën Kitts dhe Nevis ia ka dhënë Kosovës.

“Në takim me ministrin Douglas, Presidentja Vjosa Osmani shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen që ia ka dhënë Kosovës, shteti i Shën Kitts dhe Nevis, ndaj potencoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe sigurimin e njohjeve të reja.”

“Presidentja Osmani theksoi interesin e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shën Kitts dhe Nevis, në fushat me interes të përbashkët.”

Të ngjashme