Osmani takoi Presidentin e Kenias, William Ruto

Prishtinë | 17 Qer 2024 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Kenias, William Ruto.

“Në takimin tonë të tretë brenda një periudhe njëvjeçare, me Presidentin e Kenias, William Ruto, diskutuam sërish për avancimin e raporteve në mes të Republikës së Kosovës dhe Kenias”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë takim e zhvilloi gjatë qëndrimit të saj në Zvicër.

Të ngjashme