Osmani takohet me homologun e saj nga Turqia: Kënaqësi ta takoj shtetin mik e aleat

Prishtinë | 08 Nën 2024 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest, ka takuar homologun e saj nga Republika e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shprehur kënaqësi takimin me Erdogan, raporton Ekonomia Online.

“Gjithnjë kënaqësi ta takoj Presidentin e shtetit mik e aleat, Republikës së Turqisë, z.Recep Tayyip Erdoğan, kësaj radhe në suaza të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest”, u shpreh Osmani.

Të ngjashme