U.d e presidentit, Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e vendit, Avdullah Hotin,raporton Ekonomia Online.
Ky takim vije pak ditë pas arrestimit dhe konfirmimit të aktakuzës për ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, e Jakup Krasniqin.
Pas konfirmimit të aktakuzës, Kosova ka mbetur pa president të vendit, pasi që Hashim Thaçi dha dorëheqje nga kjo pozitë.
Vjosa Osmani mund të qëndrojë si u.d e presidentit për gjashtë muaj në rast se nuk arrihet të votohet një president i ri në seancë të Kuvendit.
Nëse as pas këtij afati nuk zgjidhet presidenti i ri i shtetit, Kosova mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.