Osmani takon Kongresistin Ritchie Torres në New York

Prishtinë | 12 Kor 2025 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një takim të përzemërt me Kongresistin amerikan Ritchie Torres gjatë vizitës së saj në New York.

Ajo shprehu mirënjohje për përkushtimin e palëkundur të Kongresistit Torres në mbështetje të Kosovës dhe për rolin e tij të rëndësishëm në forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Takimi u vlerësua si një dëshmi e marrëdhënieve të ngushta dhe miqësore ndërmjet dy vendeve.

Të ngjashme