Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon vizitat zyrtare pas SHBA-ve, në Belgjikë.
Osmani ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka takuar zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Ëieland si dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në PE, David McCallister.
Sipas njoftimit ata kanë biseduar për rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, për diskutimet lidhur me formimin e Qeverisë së re si dhe për prioritetet që pritet t’i kenë institucionet e reja.
“Sot në Bruksel, kisha kënaqësinë të takoja edhe Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, z. Rainer Ëieland si dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në PE, z.David McCallister, ku diskutuam për rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, për diskutimet lidhur me formimin e Qeverisë së re si dhe për prioritetet që pritet t’i kenë institucionet e reja”, ka shkruar Osmani.