Osmani takon kryeministren e Letonisë, diskutojnë për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së

Prishtinë | 08 Nën 2024 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministren e Letonisë, Evika Silina.

Gjatë takimit, Osmani dhe Silina kanë diskutuar për çështje të ndryshme, përfshirë heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, derisa presidentja i ka vënë theks të veçantë anëtarësimit të Kosovës në KiE.

“Letonia është një partner i fuqishëm i Kosovës, duke përkrahur jo vetëm shtetndërtimin, por edhe përpjekjet tona për integrimin euroatlantik. Me kryeministren Evika Siliņa, biseduam për përkushtimin tonë të palëkundur për të avancuar në rrugën tonë evropiane, me theks të veçantë për anëtarësimin e Kosovës në KiE, heqjen e masave ndaj Kosovës, si dhe për ecjen përpara me statusin e kandidatit për vendin tone”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Të ngjashme