Osmani takon kryeministrin e Bangladeshit: Thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur

Prishtinë | 25 Sht 2025 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po i vazhdon takimet në kuadër të javës së Asamblesë Parlamentare të OKB-së, punimet e së cilës po mbahen në New York.

Ajo sot është takuar edhe me kryeministrin e Bangladeshit, Mohammad Yunus.

Osmani dhe Yunus, diskutuan për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, si dhe mbi përpjekjet e përbashkëta në skenën ndërkombëtare.

“Kosova mbetet e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Bangladeshit”, deklaroi Osmani.

Të ngjashme