Osmani takon Metsolën, ndan pamje në prapavijë me Rugovën dhe mesazhin: Aty ku u hapën dyert e para për Kosovën

Prishtinë | 04 Dhj 2024 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, raporton Ekonomia Online.

Ajo u prit në ndërtesën e PE-së dhe Osmani ndau pamje nga këndi ku është e vendosur edhe fotografia e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

“Me miken e Kosovës, Presidenten Metsola, sot në Parlamentin Evropian – aty ku u hapën dyert e para për Kosovën”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Gjatë ditës, presidentja Osmani ka takuar edhe presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, me të cilin diskutoi për zhvillimet në fushën e sigurisë, përfshirë sulmin e fundit terrorist në infrastrukturën vitale të Kosovës, sulm ky që kishte për qëllim që të linte një pjesë të madhe të qytetarëve të Kosovës pa ujë, pa energji elektrike, pa ngrohje dhe me pengesa në sistemin e telekomunikimit.

Të ngjashme