Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se synojnë që arsimin ta bëjnë prioritet mbi prioritetet, raporton Ekonomia Online.
Ajo këto deklarime i ka bërë gjatë një takimi që ka pasur me nxënësit e Institutit ATOMI, për të cilët ka thënë se e kanë bërë krenar Kosovën.
“Është shumë me rëndësi që nën këtë zyrë ta fillojmë mandatin tonë që t’i tregojmë botës për disa nga mendjet ndritura që i ka vendi jonë të cilët na kanë bërë krenar jashtë Kosovës. Synimi jonë është ta bëjmë prioritet mbi prioritet arsimin”, tha ajo.
Ndërsa ,drejtoresha ekzekutive e Institutit ATOMI, Naime Hoxhaj, e ka uruar Osmanin për detyrën duke shpresuar thellimin e bashkëpunimit
“Ju falënderojmë për pritjen dhe këtë padyshim e shohim shumë shpresëdhënëse dhe një dritë në fund të tunelit. Ky takim na jep shpresë dhe kemi besim që të vazhdojmë të bashkëpunojmë”, tha ajo.
Osmani më herët ka takuar edhe ekpin e xhudistëve të Kosovës.