Osmani takon presidentin e Finlandës, e quan mik dhe përkrahës të jashtëzakonshëm të Kosovës

| 17 Qer 2024 | 16:16 | Nga

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb.

Takimi i tyre ka ardhur në Zvicër ku Osmani po qëndron në kuadër të Samitit për Paqe për Ukrainën. 

“Kënaqësi të bashkëbisedoj përgjatë dy ditëve të samitit me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb. Një mik dhe përkrahës i jashtëzakonshëm i Republikës së Kosovës, me të cilin do të punojmë ngushtë për ta avancuar tutje partneritetin tonë me Finlandën si dhe rrugëtimin tonë euro-atlantik. ????“, ka shkruar Osmani ne facebook.

Të ngjashme