Osmani takon rektorin Hajrullahu, njoftohet me sfidat që po përballet UP-ja

Prishtinë | 11 Nën 2024 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim rektorin e Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, të cilin  e uroi për marrjen e pozitës në krye të Universitetit të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Gjatë takimit, Presidentja u njoftua nga afër me sfidat të cilat përballet UP-ja.

Presidentja Osmani e falënderoi rektorin Hajrullahu për përpjekjet për përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë, si dhe shprehu përkrahjen e plotë të Presidencës drejt avancimit dhe fuqizimit të Universitetit të Prishtinës, duke përfshirë këtu edhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Të ngjashme