Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, ka pritur në takim udhëheqësit e Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, midis tyre drejtuesit e UNICEF në Kosovë, UN Habitat, UN Women, UNDP, UNFPA, UNHCR, UNOPS e të tjera, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast, kryekuvendarja mori urimet nga udhëheqësit e Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovës, për zgjedhjen e saj në krye të Kuvendit, si dhe diskutuan për bashkëpunimin në katër vjetët e ardhshëm.