Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë për media, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka bërë të ditur se seanca e radhës do të mbahet ditën e enjte, raporton Ekonomia Online.
Në këtë seancë do të raportojë kryeministri Hoti, lidhur me marrëveshjen në Washington.
Osmani ka thënë se në këtë seancë do të jenë dy interpelanca.
“Fillimisht të enjten do të kemi një interpelancë të kryeministrit Avdullah Hoti në lidhje me dialogun dhe marrëveshjen në Washington. Interpelancë e thirrur nga Vetëvendosje ka të bëjë me ministrin e arsimit Ramë Likaj në lidhje me menaxhimin e situatës në arsim dhe ministrin Agim Veliu për situatën në Karaçevë”, tha Osmani.
Osmani foli edhe për mungese kuorumi në këtë legjislaturë. Ajo tha se qeveria e ka për detyrë t’i siguroj votat e saj, e më pastaj ta ftoj opozitën për votim.
“Është përgjegjësi e secilës qeveri që ti ketë votat pra duhet një shumicë e thjeshtë. Obligimi parësor është që ti ketë në seancë e më pastaj ta ftoj opozitën ta votojë nëse është në të mirë të qytetarëve. Nuk mund ta ftosh opozitën nëse deri atëherë nuk e ke ftuar opozitën për konsultë.
Ajo ka njoftuar se në këtë sesion do të ketë çdo javë nga një seancë.