Kryeshefi i “Termokosit”, Fisnik Osmani, ka bërë të ditur se nga e hëna do të vazhdojnë me instalimin e matësve të ngrohjes, raporton Ekonomia Online.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se në objektet ku do të bëhet ky intervenim do të jenë tek sheshi “Nënë Terezë”.
Ndërkaq, ka kërkuar që konsumatorët që nuk do të jenë në banesë, të kontaktojnë në numrin pa pagesë për të caktuar termin tjetër.
“Me datë 27.03.2023, do të vazhdojmë instalimin e matësve të nxehtësisë, valvulave termostatike dhe termokokave. Kësaj radhe objektet banesore tek Bulevardi “Nëna Terezë” në lagjen ‘Qendër’. Të gjithë ata konsumatorë, që nuk do të jenë në banesë, duhet të kontaktojnë në numrin pa pagesë 0800 999 00 për të caktuar terminin më të përshtatshëm”, ka shkruar Osmani.