Në Fakultetin Teknik, ka votuar presidentja e vendit, Vjosa Osmani, raporton Ekonomia Online. Osmani ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindoni.
Osmani, tha se është me rëndësi që qytetarët të dalin të votojnë e t’i përgjigjen këtij detyrimi.
Ajo shtoi se qytetarët me votë e përcaktojnë fatin e komunave.
“E dimë të gjithë që detyrimi qytetar për demokracinë nuk ka përfunduar. Sot është një ditë e rëndësishme që përcakton fatin e komunave. Është shumë me rëndësi që qytetarët t’i përgjigjen këtij detyrimi”.
“Shpresoj që të kemi pjesëmarrje aktive të qytetareve dhe proces pa asnjë incident dhe të jetë demokratik dhe i lirë”.
“I uroj të gjithë qytetarët dhe mijëra vëzhgues e komisioner dhe juve mediave për punën që po e bëni”.
Numri i qytetarëve të regjistruar si votues me nevoja të veçanta është rreth 2 450, prej të cilëve 1 544 janë votues të cilët nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për shkak të paaftësisë fizike apo shëndetësore, ndërsa 899 janë votues që janë në hospitalizim, në shtëpi të caktuar për të moshuar, të burgosurit dhe të paraburgosurit.
Po ashtu, KQZ-ja do të angazhojë edhe 30 ekipe të tjera mobile për të mundësuar votimin e qytetarëve të infektuar me Covid-19.
Zgjedhjet do të monitorohen nga mijëra vëzhgues të vendit, ndërsa Bashkimi Evropian tashmë ka dërguar një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale.