Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se e ka lexuar draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por që nuk dha detaje nëse i njëjti është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Por sipas saj, vlerësimin për këtë çështje duhet ta bëjë Gjykata Kushtetuese, madje tha se vlerësimet do t’i jap me shkrim në momentin që do të ketë nënshkrim.
“Siç e dini më 23 tetor është dorëzuar një plan i ri nga pesëshja evropiane dhe amerikane dhe unë nuk do të ngutesha nëse i njëjti është në përputhje me Gjykatën Kushtetuese. Këtë duhet ta bëjë vetë institucioni më i lartë”.
“Në Takimin në Bruksel, Kosova ka treguar një progres për të nënshkruar marrëveshjen dhe aneksin e draftit të statutin. E kam lexuar dhe analizuar, mirëpo vlerësimet e mia do t’i jap me shkrim në momentin që do të kemi nënshkrim. I njëjti kur të shkojë Kushtetuese, sipas dispozitave ligjore do t’i dërgojë komentet si Presidente”.
LEXONI EDHE: