Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, ka komentuar raportimet e fundit në lidhje me heqjen e fotografisë se presidentit aktual Hashim Thaçi duke e zëvendësuar me atë të ish-presidentit Ibrahim Rugova, raporton Ekonomia Online.
Osmani deklaroi se fotografia e presidentit Thaçi gjendet akoma përbrenda zyrës, siç tha ajo se është ndryshuar vetëm vendi.
Osmani potencoi se ligji për simbole nuk e përcakton se ku duhet të caktohet, ajo duhet të jetë vetëm brenda institucionit.
“Ka arsye se e njoh shumë mirë ligjin. Në përputhje të plotë me ligjin fotografia e presidentit aktual ndodhet në kabinet por vetëm është larguar në ballë. Është akoma përbrenda zyrave të kuvendit. Ligji për simbolet nuk e përcakton se ku duhet të caktohet por vetëm brenda institucionit. Do të shihni se ku është bërë zhvendosja”.
“Është një ndryshim por asesi zhvendosje në shpërpushje me ligjin. Presidenti Rugova ka qenë figura politike që ka inspiruar dhe inspiron. Për me tepër se Rugova është arkitekti i shtetit”, ka thënë Osmani.
Mes tjerash, Osmani ka folur edhe për Ligjin për Paga, duke thënë se edhe nëse nuk bëhet, mjekët meritojnë rritjen e pagave, raporton EO.
Ligji për paga është në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk na lejon të ndërhyjmë ne atë proces. Deri në mars është pezulluar hyrja në fuqi. Sikur në kohën që ka ardhur edhe sot e kam arsyetuar së bashku me deputet që mjekët meritojnë rritje të pagave. Mënyra si janë trajtuar ka qenë e padinjitetshme. Pavarësisht ligjit për paga, mjekët meritojnë rritje të pagave”, tha Osmani.