Osmani: ShBA është pro hapjes së Urës, por në momentin e duhur që të jetë “sukses i përhershëm e jo shtim i trupave të KFOR-it”

Prishtinë | 15 Gus 2024 | 11:30 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë në asnjë takim që ka pasur me përfaqësuesit e ShBA-së nuk i është thënë se ata janë kundër hapjes së Urës së Ibrit, raporton Ekonomia Online.

Osmani ka theksuar se ShBA është pro hapjes së Urës, por në momentin e duhur që të jetë “sukses i përhershëm e jo shtim i trupave të KFOR-it”.

Ajo ka kërkuar që plani i zbatimit të bëhet në bazë të vlerësimeve të institucioneve të Kosovës dhe aleatëve të saj, teksa ka theksuar se paqja dhe siguria e shtetit mbrohet edhe nga institucionet por fuqishëm edhe nga ShBA-ja.

“Përfaqësuesit e ShBA-së asnjëherë, në takimet që kemi pasur, nuk kanë shprehur qëndrim kundër hapjes së urës, por thjesht kanë kërkuar bashkëpunim në përcaktimin e momentit më të përshtatshëm nga aspekti i sigurisë dhe ndërtimin e një plani të përbashkët për zbatimin e hapjes së urës, që është në interes të të gjithë qytetarëve tanë”.

“Kjo që institucionet e Kosovës te sigurisë dhe aleatët tanë të sigurisë të hartojmë bashkë planin e zbatimit, i cili i merr parasysh për bazë vlerësimet e sigurisë edhe të Kosovës, edhe të aleatëve tanë. Ju siguroj që në shumicën e rasteve ato janë identike sepse bashkëpunojnë”.

“Në bazë të këtyre vlerësimeve të përzgjedhet momenti i volitshëm në mënyrë që çështja e hapjes së urës të jetë sukses i përhershëm, jo sukses i momentit, por sukses i përhershëm”, ka theksuar Osmani.

Osmani ka thënë se Kosova duhet të sigurohet që ura në veri të hapet në atë mënyrë që nuk nxit konflikt me aleatët e vendit e as prani të shtuar të misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR.

“Ura duhet të hapet patjetër, por ne duhet të sigurohemi që kur të hapet të jetë e hapur përherë, e jo që kur të hapet të nxitë një prezencë shumë më të madhe të NATO-s në të. Ne nuk kemi arsye të jemi në konflikt me aleatët tanë”, ka deklaruar Osmani.

Sa i për ketë deklaratave të zëdhënësit të BE-së, Osmani ka thënë se nuk i komenton se ato janë raciste. Presidentja Osmani, ka thënë se për hapjen e urës nuk pyetet Serbia, “njëjtë nuk e bën as Stano kur i kalon urat e shtetit të tij”.

Të ngjashme