Osmani thotë se Von der Leyen ia prezantoi planin e ri të zgjerimit: Të hiqen masat, jemi angazhuar për de-eskalim

Prishtinë | 30 Tet 2023 | 14:42 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ia ka prezantuar planin e ri të rritjes për Ballkanin Evropian, raporton Ekonomia Online.

Osmani tha në një konferencë të përbashkët për medie planin e quajti “hap të rëndësishëm drejt integrimit tonë në tregun e përbashkët evropian”.

“Takimi i sotëm u fokusua në rritjen e Ballkanit Perëndimor dhe krahas kësaj e i formova për zhvillimet e fundit në vend. Plani gjithëpërfshirës shënon një hap drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Në takim shpreha mirënjohje ndaj KE-së si mekanizma që i dhanë epilog liberalizimit të vizave, ku qytetarët nga 1 janari do të lëvizin lirshëm në zonën Shengen”.

“Ngjashëm Kosova vazhdon të jetë kampione në procesin e zgjedhjeve dhe Kosova është gati në procesin e integrimit në BE. Si dëshmi institucionet e Kosovës dorëzuan aplikimin për anëtarësim në dhjetor të vitit të kaluar”.

Osmani shtoi se Von der Leyen ka folur edhe për heqjen e masave të vendosura nga BE. Ajo tha se institucionet e Kosovës kanë treguar angazhim konkret për de-eskalim të situatës dhe përkushtim të plotë për bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm me aleatë dhe partnerë.

“Në takim potencova edhe rëndësinë dhe nevojën e largimit të masave të vendosura ndaj Kosovës. Institucionet tona përgjatë muajve të kaluar kanë treguar jo vetëm angazhim konkret për deeskalim të situatës, por edhe përkushtim të plotë për bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm me aleatët dhe partnerët tanë. Njëkohësisht, institucionet tona kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm për të garantuar zgjedhje të reja e të lira por për fat të keq, adresa e këtyre pengesave vazhdon të mbetet në Beograd. Krahas sfidave kolektive globale, theksova se sfidat komplekse që po kalon Republika e Kosovës janë si rezuxltat i përpjekjeve destabilizuese të Serbisë”.

“Vetëm në javët e fundit kemi qenë dëshmitarë të këtyre ambicieve të destabilizuese që rezultuan me aktin e agresionit kundër Republikës së Kosovës më 24 shtator që u krye nga grupe terroriste, paramilitare të Serbisë. Siç i shpreha von der Leyen, ne duhet të jemi të bashkuar për të refuzuar dhunën si mjet për arritje të qëllimeve keqdashëse të cilat minojnë edhe vetë vlerat mbi të cilat është ndërtuar BE. Kosova është e përkushtuar për të respektuar Kushtetutën e saj e cila ofron të drejtat më të avancuara për komunitetet joshumicë jo vetëm në rajon por në të gjithë kontinentin tonë.”

Poashtu, Osmani i ka bërë thirrje Serbisë që t’i ekstradojë të gjithë personat që janë të përfshirë në sulmin terrorist të 24 shtatorit.

“Grupi terrorit i përfshirë në sulmin e 24 shtatorit duhet të përballet me drejtësinë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë të aplikojmë standardet më të larta për gjykim të drejtë dhe i bëjmë thirrje Serbisë që t’i ekstradojë individët dhe zyrtarët që ishin pjesë e  planifikimit, financimit dhe organizimit të këtij akti terrorist”.

Të ngjashme