Lidhja Demokratike e Kosovës, është duke pritur një ftes nga Lëvizja Vetëvendosje për t’i vazhduar diskutimet për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje, raporton EkonomiaOnline.
Kështu ka thënë para mediave nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani.
“Na jemi optimist se në një frymë bashkëpunimi mund të arrijmë një marrëveshje të mirë. Është me rëndësi që në një moment historik ku qytetaret kanë treguar se dëshirojnë ndryshim i takon dy partive që të krijojmë një atmosferë ku debati zhvillohet në ambient reciprok dhe t’i ndalim fushatat linçues. Ne jemi të interesuar për bashkëpunim afatgjatë më Vetëvendosjen. Besoj se takimi do të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. Lëvizja Vetëvendosje si fituese zakonisht i merr iniciativat për takim kështu që presim një ftes të tillë”.
Këto komente Osmani i bëri pas takimit që Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pati më deputete e rijnë të kësaj partie.
“ Ka qenë takimi ynë i parë pas certifikimit të zgjedhjeve. Diskutuam për procedurat që na presin në Kuvend dhe për sfidat. Gjithashtu i njoftuam për ecurinë rreth takimeve më Vetëvendosjen”, tha Osmani, raporton EO.