Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit – Shemit, vokalistit emblematik të grupit legjendar “Ilirët” dhe njërit prej zërave më përfaqësues të rock-skenës kosovare të viteve ’80.
Duke vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm në muzikë, Presidentja theksoi se kënga “Xhamadani vija vija” mbetet një simbol i fuqishëm që bashkon emocione, histori dhe identitet ndër breza.
Ajo kujtoi se dy vjet më parë, Shemi dhe grupi “Ilirët” u nderuan me Medaljen Presidenciale të Meritave.
“Trashëgimia muzikore e Shemsi Krasniqit do të jetojë gjatë përmes veprës që na la,” thuhet në mesazhin e ngushëllimit, duke shprehur solidaritet me familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe komunitetin artistik.